Ditëlindja e Lautaro Martinez shërbeu jo vetëm për të bashkuar Icardin me pjesën tjetër të grupit por dhe për ti rrëmbyer disa fjalë mbi të ardhmen e tij. I shoqëruar si gjithnjë nga bashkëshortja e tij, Wanda Nara, sulmuesi argjentinas iu përgjigj pyetjes nëse kjo ishte darka e fundit si ziklatër? A thua? Kjo përgjigje e Icardit nuk tregon shumë po ashtu edhe reagimi i Wanda Narës: “Tha Po”, dy reagime të shkurta që nuk shërbejnë aspak për të kuptuar se ku do të vijoj karrierën Icardi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëse i referohemi “La Gazzetta dello Sport”: Juventus po përgatitet për një mësymje të fundit për të transferuar argjentinasin në Torino. “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron të përfshij në tratativa Dybalan por do të përpiqet të paguaj kesh për kartonin e tij.

La Gazzetta
La Gazzetta

Për këtë arsye Fabio Paratrici ka nisur një fushatë largimesh për tu forcuar ekonomikisht. Në dalje mbeten Rugani, Mandzukic, një ndërmjet Emre Can dhe Bentancur plus Matuidi. Me parat e fituar nga shitja e këtyre lojtarëve Juventus do të paraqis ofertën e radhës për Icardin, të parën zyrtarisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: