Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar me homologun francez Emmanuel Macron. Dy krerët e shtetit shihen duke shtrënguar dorën e njëri-tjetrit në një foto të postuar nga vetë Meta në Facebook.

Presidenti Meta shprehet i lumtur për këtë takim, dhe shprehu vlerësimet për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

“Shumë i lumtur të takoj Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të shpreh vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve dhe rëndësinë e dinamizmit të tyre e njëkohësisht rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar,” shkruan Meta.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: