Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar historinë e një çifti shqiptar që jeton në Kanada, të cilët kanë krijuar një fondacion, ku kanë kontribuar shumë bashkëkombas që jetojnë në SHBA e Kanada.

Balla shkruan se shqiptarët që dhanë kontribut kanë arritur të mbledhin mbi 93 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla:

Qindra mijëra vëllezër e motra shqiptare janë përfshirë në mbështetjen e njerëzve të mbetur pa shtëpi pas tërmetit të 26 Nëntorit. Qysh në ditët e para u mblodhën me shpejtësi miliona, duke rinxjerrë në pah vlerën e paçmueshme të solidaritet, të krahëve të hapura dhe të duarve të shtrira ndaj njëri-tjetrit, të ndihmës dhe të bashkimit me njëri-tjetrin. Shqiptarët anembanë globit janë bërë bashkë, për ta ndihmuar atdheun e tyre në këtë situatë të vështirë. Shumë bashkëatdhetarë vijojnë të mbështesin duke dhuruar e duke transferuar para në llogaritë përkatëse të fondit të rindërtimit.

Në Kanada jetojnë e punojnë mijëra familje shqiptare. Dje më kishin shkruar në e-mail çifti Mimoza dhe Vladimir Avda, të cilët vetëm disa orë pas termetit hapën një llogari dhurimesh monetare, apelit të të cilëve iu pergjigjën bujarisht qindra kontribues shqiptarë me banim në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Deri më datën 23 Nëntor ata kanë transferuar në llogarinë përkatëse në bankën Credins, për Fondin e Emergjencës dhe Rindërtimit, të përcaktuar nga Qeveria shqiptare shumën prej 93 401.21 dollarësh kanadezë.

Çifti Avda më kërkoi gjithashtu të publikoj edhe këtë mesazh të shkurtër: “Ndihemi vërtetë të lumtur që ky fond i mbledhur me plot dashuri❤️ u dhurua pikërisht për festat e fundvitit, urojmë të përdoret me shumë efikasitet në shërbim të qëllimit të mbledhur.

Do të deshironim një falenderim publik për të gjithë donatorët e këtij fondi me urimin e përzemërt: një Vit të Ri?të mbarë e vetem ditë te bardha shqiptarëve kudo ku janë”.

Dua ta falenderoj Mimozën dhe Vladimirin, si dhe cdo motër e vlla shqiptar që ka kontribuar apo do të kontribojë në ditët, javët në vijim, se çdo cent/qindarkë do të shkojë për kurimin e plotë dhe të shpejtë të të plagëve të shkaktuara nga tërmeti. Viti 2020 është viti i rindërtimit, është viti i ringritjes!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb