TIRANË

BalkanWeb” ka siguruar pamje të sulmit ndodhur dy ditë më parë në xhaminë te Rruga e Kavajës në Tiranë. Në foto duket qartë ndërsa autori Rudolf Nikolli, i veshur sport e me kapele në kokë, hyn në xhami e sulmon me thikë një prej besimtarëve i cili ndodhej në atë moment brenda saj.

Por ndërsa i plagosuri i parë mundi t’i shpëtojë të tjera goditjeve, duke dalë jashtë ai është ndjekur pas nga Nikolli i cili sikundër duket në pamje ka nisur të qëllojë në rrugë, të tjerë persona që i dilnin përpara.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

34-vjecari doli sot para trupit gjykues për t’u njohur me masën e arrestit, ndërsa në 6 muajt e fundit, ai ishte shtruar 5 herë në psikiatri teksa ka pasur konflikte të mëparshme me besimtarët muslimanë të po së njëjtës xhami ku kreu plagosjen e 5-fishtë.

Ai deklaroi se frekuentuesit e xhamisë e përgjonin, gjurmonin dhe nuk e linin rehat prandaj ai iu kundërpërgjigj me sulm me thikë, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç
Anri Tola, rreth 23 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb