Zbardhet vjedhja në një xhami të Matit. Pas hetimeve rezultoi se objekti i kultit kishte rënë pre e vjedhjes nga dy të mitur, të cilët për shkak të moshës janë proceduar penalisht.

NJOFTIMI I POLICISE
Zbardhet në kohë rekord vjedhja me thyerje e ndodhur gjatë natës në një objekt kulti (xhami), në qytetin e Burrelit. Identifikohen dhe shoqërohen në Polici dy autorët e dyshuar të vjedhjes, ku për shkak të moshës u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Gjendet dhe sekuestrohet kasaforta sëbashku me shumën e parave, që dy të miturit vodhën brenda xhamisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së informacionit se ishte vjedhur me thyerje një objekt kulti (xhami), në qytetin e Burrelit, dhe autorët kishin marrë kasafortën me një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i vlerësimit të rastit dhe veprimeve të mirëkoordinuara, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i dy shtetasve të mitur 12-vjeçar, autorët e dyshuar të vjedhjes. Këta shtetas në bashkëpinim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës kanë vjedhur me thyerje objektin e kultit dhe kanë marrë kasafortën metalike e cila brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash.
Kasaforta sëbashku me shumën e parave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, dy të miturit për shkak të moshës u proceduan penalisht në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: