I riu që shihni në foto është viktima në Vlorë, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë pas një sherri. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të ditës se djeshme në zonën e Pyllit të Sodës. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foto të 25-vjeçarit Aleksandër Petanaj, i cili pas një sherri me një grup të rinjsh, mbeti i plagosur rëndë me një plagë në zemër.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndonëse mjekët tentuan ta mbanin në jetë, ai ndërroi jetë. Mehmeti bën me dije për ‘BW’ se gjithçka kishte nisur pas një konflikti që vëllai i tij më i vogël, 18 vjeç, kishte me një grup të rinjsh, ndërsa viktima ndërhyri për ta mbrojtur, por njëri prej tyre e qëlloi me thikë në zemër.

Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk jepen detaje për identitetin e autorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb