DIBER

Në tregjet e Qarkut të Dibrës ka grumbullime të shumta të njerëzve dhe thuajse askush nuk zbaton urdhrin e Ministrisë të Shëndetësisë.

Këtë gjë dëshmojnë edhe disa foto që janë shkrepur në tregjet e zonës. Gazetari Enver Doçi raporton për “Balkanweb” se qytetarët e grumbulluar në tregje nuk kanë vendosur asnjë masë mbrojtëse.

  • foto galeri
  • foto galeri

E njëjta situatë paraqitet edhe në disa lokale, ku njerëzit qëndrojnë pranë njëri – tjetrit. Persona që kanë ardhur nga Tirana dhe Durrësi janë mbledhur gjithashtu në tregjet e Dibrës.

Në shumë vende publike në zona të ndryshme në Qarkun Dibër, nuk respektohet distanca e sigurisë për Covid-19.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb