Në futboll jemi mësuar të shohim lojtarë që trofetë apo arritjet personale ti përjetësojnë në trupin e tyre, tatuazhe pafund. Lojtarë si Ibrahimovic apo Sergio Ramos e shumë të tjerë janë personifikimi më i qartë i këtij trendi të përhapur prej vitesh.

Në kohët e sotme lajm përbën ata sportistë që nuk kanë asnjë tatu në trupin e tyre. Corriere dello Sport ka përpiluar një listë të veçantë me disa nga sportistët më të famshëm që nuk kanë asnjë tatuazh në trupin e tyre.

Corriere
Corriere

Nga futbollistët më të famshëm, në krye qëndron C.Ronaldo, është e njohur ideja e tij për të mos pasur asnjë tatu në trupin e tij, pasi në këtë mënyrë nuk do të mund të dhuronte dot gjak.

Cr7
Cr7

Në këtë listë gjejnë edhe dy nga lojtarët më të lakuar në tregun e transferimeve, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, të dy nuk kanë asnjë tatuazh në trup. Këtij grupi i bashkohet edhe Luka Modric.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Interesant është fakti se tre testitet më të famshëm në botë, Nadal, Federer dhe Djokovic asnjë prej tyre nuk ka asnjë tatuazh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këtë zgjedhje e ka marrë edhe Serena Williams. Gjithashtu një nga të paktët basketbollist që nuk ka asnjë tatu është edhe Gasol.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb