SHKODER – Të tjera detaje janë zbuluar rreth ngjarjes së rëndë me të cilën u zgjua Shkodra ditën e sotme, ku u sulmua me granatë shtëpia e një ish-efekti policie.

Banesa e ish-efektivit Shyqyri Çela është sulmuar jo me një, por me dy granata duke shkaktuar panik në të gjithën zonën, edhe pse vetëm njëra prej tyre shpërtheu.

Besohet se kjo ngjarje ka ardhur prej konflikteve të hershme, dhe ka pasur konflikte për vitet e vështira 1997-1998.

BalkanWeb raporton se në 1996 ka qenë edhe deputet i Partisë Aleanca Demokratike, të Neritan Cekaj, pastaj ka kaluar në polici e në vitin 1997 vëllai i tij ka patur një konflikt duke shkëmbyertë shtëna me disa persona të tjerë tek teatri “Migjeni”. Pas asaj ngjarje Shyqyri Çela u largua drejt Amerikës. Kishte një muaj që kishte ardhur në Shqipëri,  por po hetohen të gjitha pistat, raporton gazetari Senad Nikshiqi.

Sulmi me granatë ka ndodhur në 03:00 të natës në lagjen ‘Rus’. Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.Janë thyer vetëm xhamat e banësës së Çelës. Ky i fundit ka qenë vetëm në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

shkoder-hidhet-granate-ne-shtepine-e-ish-policit-2 shkoder-hidhet-granate-ne-shtepine-e-ish-policit-1 shkoder hidhet granate ne shtepine e ish-policit b5

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: