Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka marrë vemendjen e të gjithëve me pjesëmarrjen në eventin prestigjioz “Met Gala 2024”.

Artistja guxoi duke veshur një jamsuit të tejdukshëm, i cili vinte në pah format e saj perfekte trupore, ndërsa dukej qartë që ajo nuk kishte veshur të brendshme.

Veshja shumë e guximshme e 33 vjeçares përmbante një pulover shumëngjyrëshe me disa gogla që arrinte në dysheme, ndërsa e kishte kombinuar “look-un” me një palë taka me rripa nude.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me çantën në gjyrë ari, Rita dukej e mrekullueshme teksa parakalonte në tapetin e kuq së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb