Ka rezultuar fatale hedhja e fundit me parashutë e sportistin çek Tomas Lednik. Gjatë garave në Kairo Lednik humbi kontrollin e parashutës dhe fatkeqësisht nuk i mbijetoi përplasjes me tokën.

Ngushëllimet për çekun kanë ardhur edhe nga aeronautika shqiptare pasi parashutisti ishte i njohur për shkak se vitin e kaluar mori pjesë në në kampionatin kombëtar të aeronautikës, i cili u zhvillua në Vlorë.
34540372231_c07062199e_b
Alket Islami është ai që ka publikuar disa prej fotove të parashutistit, duke shkruar përbri tyre “Përgjithmonë me ne”.

Së bashku me Lednik humbi jetën edhe parashutisti tjetër Kimberly Ann, i cili po fluturonte me të njëjtën parashutë me çekun. U desh disa orë kontroll në zonë për të gjetur trupat e pajetë të dy parashutistëve të cilët ishin përplasur me një shkëmb.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb