ITALI

Pas shpëtimit nga kampi famëkeq “Al Hol” në Siri, vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, i është nënshtruar një operacioni me qëllim përmirësimin e gjendjes  së tij shëndetësore.

Lajmi i mirë konfirmohet nga infermierja, e cila e kuroi personalisht Alvinin në kohën kur ai ishte ende brenda kampit në Siri. Me një postim në rrjetin social “Facebook”, infermierja, Janis Jackson Hayes , ka publikuar fotot e vogëlushit shqiptar, ndërsa thotë se Alvini tashmë është i lumtur bashkë me babain e tij, Afrim Berishën.

Capture
Capture

 

“Në rrugën tonë për të parë fëmijët tanë të tjerë për Krishtlindje, dhe marrim një telefonatë nga Madeline Hayes, Alvin dhe Afrim Berisha. Më poshtë është një fotografi që Madeline e mori atë në kampin e refugjatëve në Siri, në maj. Të tjerët janë sot në Itali. Ai është i sigurt dhe i lumtur me babanë e tij”, shkruan Janis Jackson Hayes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: