Ymer Çira gjyshi i Alvin Berishës nga nëna ka folur në një lidhje ‘live’ me ‘skype’ me nipin e tij. Ka qenë emisioni “Me zemër të hapur” në News24 që ka bërë të mundur takimin e tyre online.

Fillimisht Afrim Berisha ka treguar që nuk ka asnjë komunikim të tijin apo të fëmijëve, dy vajzave dhe djalit me gjyshërit nga nëna. Më pas ka ardhur dhe komunikimi me gjyshin, i cili jeton në Shqipëri.

Gjyshi: Më ka marrë malli shumë, kam 6 vite pa e parë. Oh zot sa i mirë është bërë!

Evis Ahmeti: Si ndihesh që e shikon Alvinin pas 6 vitesh?

Gjyshi: Shumë i lumtur, shumë…

Jeta i ka të gjitha, është kënaqësi që komunikoj me Alvinin nipin tim. Jam shumë i lumtur që e pash, më ka marrë malli shumë për nipin por edhe mbesat. Falënderoj juve që më realizuat këtë takim me nipin, ajo që është bërë nuk kthehet dot pas. Me Afrimin as jemi vrarë e as jemi bërë, kjo ndodhi me dashje, padashje nuk kthehet më pas. Unë dua të vazhdojmë lidhjen me nipat dhe mbesat dhe nuk dua të shkëputem. Me vajzën nuk kam pasur më kontakt herët e fundit nuk e di nëse do jetë gjallë apo jo. Shpresë kemi. Ajo gaboi.

Alvin a je mirë, si të ka gjyshi? Të faltë Zoti! A do më flasësh pak gjyshit? Si janë motrat? O Shpirt i gjyshit ti!

Do doja që fëmijët të njihnin dhe palën tjetër jo vetëm njërën palë. Të bëhet me dëshirë jo me gjyqësi.

Afrim Berisha: Fëmijët nuk interesohen për ta. Nuk ka asnjë lloj konflikti por ata s’mund të flasin ato fjalë. E dinë sa i kam ndihmuar dhe i kam qenë pranë. Unë për 5 vite kam shkuar në Siri duke kërkuar djalin dhe e kam lajmëruar sa herë para se të shkoja. Ata e lajmëronin vajzën e tyre që mos t’i gjeja. Po të më kishin ndihmuar ata, unë do e kisha sjellë dhe vajzën e tyre që në vitin 2016 jo tani.

Gjyshi: Afrimi mbetet ish-dhëndri im, baba i mrekullueshëm për dy mbesat dhe nipin tim. T’i lëmë hatërmbetjet, ato që kanë ndodhur. Duam që ura e lidhjes të jetë. Të vijnë tek dajat. Për një gëzim, për diçka. Nuk më intereson çfarë ka ndodhur, kjo më intereson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb