Roma sheh t’i shihet ëndrra Champions nga 11 metra distancë, i shuhet mbi të gjitha mundësia për të fituar titullin e dytë Evropian në histori: “Çfarë mund t’i thuash”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë. “Penallti të mallkuar”, ishte titulli kryesor i La Gazzetta dello Sport.

Tani verdhekuqtë duhet të kujdesen të blindojnë prezencën në Europa League për sezonin e ri. Ekipi i Mourinhos ndodhet në vendin e 6-të në Serie A, në kuotën e 60 pikë, plus një nga Juve. Në sfidën e fundit pret Spezia-n në kryeqytet, një skuadër që luan për mbijetesë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Spanjë mediat festojnë për suksesin e Sevilla. AS dhe Mundo Deportivo bëjnë “xing” në faqet e para teksa dy të përditshmet hapen me të njëjtin titulli: “Në qiellin e 7-të”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb