Arsenal pas fitores së thellë 5-0 kundër Southampton në “FA Cup” ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm që do të ndeshet në turin tjetër. Ai vjen nga kategoritë e ulëta të futbollit anglez, por ka surprizuar mjaft deri më tani me rezultatet e arritura. Jo më kot ndodhet deri në këtë fazë.

Ç’ka habit më shumë është zëvendësportieri që mbron katërkëndorin e Sutton, skuadrës që do të ndeshet me Arsenal. Quhet Ëayne Shaë, 45-së vjeç dhe peshon 115 kg.

Në parim ai do të luajë në formacion ndaj Arsenalit nëse partneri i tij, Ross Wörner, vuan nga ndonjë lloj lëndimi. Shorti për raundin e dytë të “FA Cup” u hodh të hënën dhe përvijoi këtë përplasje tërheqëse midis Sutton dhe Arsenal. Sutton luan në “Gander Green Lane”, një stadium me kapacitet 5000 spektatorë.

Nëse do të eleminonte edhe Arsenal, atëherë Sutton do të ishte ekipi surpriz i “FA Cup” që me plot gojën mund të thuhej se është ekipi I mrekullive duke parë lojtarët që ka në dispozicion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb