Petr Cech është rikthyer në fushë për herë të parë pas pensionimit duke luajtur me ekipin U23 të Chelsea.

Çeku është këshilltar teknik i performancës tek Chelsea, por Lampard këtë sezon e ka përfshirë në planet e tij si portier emergjent.

Megjithatë Cech dukej se disa reflektse i kishte humbur, pasi pësoi golin e parë që në minutën e dytë ndaj Totenham U23, kurse të dytin në minutën e 17-të. Megjithatë rezervat e bluve u rikthyen për të përmbysur rezultatin në 3-2.

Cech nuk kishte luajtur një ndeshje zyrtare që në 2019 me Arsenal, teksa ndeshja e tij e fundit daton finalja e Europa League kundër Chelsea-s, ku 38-vjeçari pësoi 4 gola.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb