Me miliona në tavolinë, Arabia Saudite po i rrëmben Evropës jo vetëm yjet e futbollit, por edhe trajnerët. C.Ronaldo ishte pionieri i parë, ndërsa në vitet e fundit po e ndjekin shumë lojtarë, jo vetëm ata që janë në fund të karrierës, por dhe talente të rinj. Ky trend, gjithnjë e më shumë në rritje, po shqetëson jo pak kontinentin e vjetër.

Corriere
Corriere

Në Itali, Corriere dello Sport ngre alarmin: “Po na zhveshin”, shkruan e përditshmja italiane në faqen e parë, duke iu referuar disa lëvizjeve që pritet të ndodhin në vitet e ardhshme. Roberto Mancini është shembulli ideal për të përshkruar këtë shtegtim. Trajneri braktisi Italinë brenda natës duke pranuar milionat e përfaqësueses saudite.

Mancini
Mancini

Mancinin pritet ta ndjekin edhe dy trajnerë të tjerë si Mourinho dhe Sarri. Pak kohë më parë, tekniku portugez foli me bindje: “Herët apo vonë do të shkoj në Arabi”, theksoi tekniku i Romës. Corriere dello Sport shton se në Azi pritet të transferohen edhe lojtarë si Rabiot dhe Dybala, dy lojtarë që janë në kulmin e karrierës së tyre. Arabia Saudite po investon miliona në futboll për të rritur imazhin e vendin i cili në 2034 do të mirëpres Kupën e Botës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb