Në kërkim të 15-ës, Reali siguroi finalen e 18-të në Champions League, si asnjë tjetër më parë, kjo është kthyer në një garë me veten, duke thelluar rekordin pas çdo edicioni, të ndjekur nga shumë larg nga Milan e Bayern me 11 finale. Jo vetëm Reali, kjo është një finale e veçantë edhe për Carlo Ancelotti-n, kjo është hera e 6-të që “Don Carlo” shkon në finale, si askush tjetër më parë, edhe italiani vijon garën me veten. Nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses trajneri i Real Madrid:

“Jemi të lumtur, ndodhi edhe një herë tjetër”, u shpreh fillimisht Ancelotti duke u ndalur më pas te një detaj shumë domethënës, kjo ishte një tjetër ndeshje që Reali e përmbysi në fund:

“Ndodh gjithnjë. 90 minuta në ‘Bernabeu’ janë shumë, kështu ndodhi edhe këtë herë. Luajtëm mirë, e merituam të fitonim, pavarësisht se suksesi erdhi falë detajeve, por në ndeshje të një niveli të tillë, kështu ndodh gjithnjë”, theksoi Ancelotti duke bërë në fund dhe një koment në lidhje me lëvizjen e tij fituese, aktivizimin e Joselu:

“Ai është shumë i fortë në zonë, delegimi i lidershipit është shumë i rëndësishëm. Jam me fat pasi kam një staf dhe lojtarë me një nivel shumë të lartë”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Real Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb