VLORË- Policia e Vlorë ka arrestuar një 32-vjeçar, i cili i ka vënë në vështirësi për disa minuta pasi ka tentuar t’iu shpëtojë.

Sipas të dhënave zyrtare, dje rreth orës 19:00, në autostradën e re të lagjes “Kushtrimi”, shtetasi Romeo Bajramaj, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” me targë AA 932 IM, nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të policisë dhe në tentativë për t’iu shpëtuar, ka dalë nga mjeti dhe ka hedhur në anë të rrugës një armë zjarri duke tentuar kështu të braktiste mjetin me qëllim që të largohej.

Policia i është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur kapjen e tij në flagrancë pranë vendit të quajtur “Ish-Shkolla e Aviacionit”.

Nga ana e policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri e llojit Pistoletë-TT,
– 1 krehër,
– 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm
– gjithashtu, bllokohet automjeti tip “Benz”.

Bajramaj është arrestuar me akuzën për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: