Teksa seanca plenare vijon, qytetarët janë ulur në afërsi të Kuvendit dhe po presin daljen e deputetëve.
Ashtu si edhe paradite ata kanë marrë me vete vezë për t’i hedhur në drejtim të deputetëve pasi ashtu siç e kanë artikuluar ligjvënësit nuk i përfaqësojnë, por përfaqësojnë krimin e organizuar.
Ajo që ka rritur më tej pakënaqësitë kanë qenë 11 shoqërimet që policia ka bërë më herët, ku i fundit, Edison Lika u prangos teksa ishte live në intervistë për News 24.
