TIRANË

Mijëra qytetarë kanë dalë në protestë sot kundër qeverisë. Të vendosur para parlamentit, ndonëse seanca plenare u anulua, protestuesit kanë hedhur thirrje “Rama ik!” duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Deputetët e të gjitha partive opozitare janë ngjitur me radhë në një platformë të vendosur mes protestuesve dhe kanë dorëzuar publikisht mandatet duke thënë se ia dorëzojnë popullit dhe qytetarëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por ndonëse nuk ka episode dhune, gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se protestuesit kanë hedhur shashka e flakadanë në oborrin e parlamentit. Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën duke krijuar disa kordonë. Mes protestuesve ndodhen edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb