TIRANË – Një pankartë e veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 40-të kundër Ramës, ku qytetarët kanë përdorur edhe simbolikën e një panda për të përcjellë mesazhin e tyre.
Nëpërmjet figurës së pandës, protestuesit kanë vendosur thirrjen: “Larg duart nga e ardhmja”.
Përdorimi i figurës së pandës u kthye në një nga elementët më të veçantë vizualë të protestës, krahas pankartave të tjera me mesazhe politike dhe kundër qeverisë.
Protesta e sotme shënon ditën e 40-të të tubimeve të zhvilluara në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kanë kërkuar ndryshim, transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet.
