KORÇË
Lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar këtë të martë në vendin tonë. Mbrëmjen e sotme janë ndjerë lëkundje të tjera sizmike në rajonin juglindor, konkretisht në zonën e Devollit.
Sipas EMSC-së, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter me epiqendër 15 km nga qyteti i Korçës. Lëkundjet janë ndjerë në zonë rreth orës 19:15 minuta, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për probleme tek banorët e zonës.