Cristiano Ronaldo vijon t’i mungojë fushave të futbollit për shkak se vijon të jetë i infektuar me COVID-19.

Ai vijon stërvitjen pasi duke qenë asimptomatik nuk ka asnjë shenjë të virusit, por nuk i lejohet të dalë nga shtëpia dhe aq më tepër të luajë në stadium.

Nga të gjitha, duket se më shumë portugezit i mungon goli, dhe teksa publikon një foto i zhveshur duke marrë rreze dielli, me sytë mbyllur ai shkruan ”Siiiii”.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, ”Siiiii” është ulërima që lëshon Ronaldo pas çdo goli kur kërcen për të finalizuar festimin e tij karakteristik.

 

View this post on Instagram

 

Siiiiiiiiiii??

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb