Reshjet e shiut edhe pse jo me intensitet shumë të lartë kanë shkaktuar rrëshqitjet e para të tokës në Qarkun e Gjirokastrës.

azetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se rrëshqitja e një masivi dheu në aksin Tepelenë-Përmet ka sjellë si pasojë bllokimin e njërit kah të rrugës në vendin e quajtur Sajmolë, duke vështirësuar ndjeshëm kalimin e automjeteve në këtë zonë.

Mësohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar në Gjirokastër ka ndërhyrë për pastrimin e rrugës, por rreziku mbetet evident për shkak të rrezikshmërisë që paraqet shpati i malit ku kalon rruga.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: