VLORË- Policia e Vlorë ka arrestuar në flagrancë një të ri nga Fieri pasi qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet. Sipas të dhënave zyrtare është vënë në pranga shtetasi Dritan Backa, 26 vjeç, banues në Fier.

Në kuadër të masave të marra nëpërmjet kontrolleve të ndryshme me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve, ditën e sotme Policia e Vlorës gjatë një pike kontrolli (postbllok) në lagjen “Kushtrimi” ka bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi të dyshimtë i cili po qarkullonte me automjetin tip “Volkswagen Touareg” me targë AA 334 KP.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Dritan Backa, sapo ka parë pikën e kontrollit të shërbimeve të policisë ka tentuar t’u largohej, por shërbimet i janë vënë në ndjekje në mënyrë të menjëhershme duke bërë të mundur bllokimin dhe kapjen e tij pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Aviacionit”, lagjja “Kushtrimi” Vlorë.

arme Vlore, pistolete (2)

Gjatë kontrollit që i është ushtruar këtij shtetasi (në çantën e krahut) është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri Pistoletë-Zastava
– 2 krehra
– 22 fishekë (7 – të kalibrit 7.62 mm dhe 15 – të kalibrit 9 mm)
– gjithashtu bllokohet mjeti “Touareg”
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: