TIRANË

Këto janë pesë variantet e sjella në KQZ për fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Janë disa modele të ndryshme ku votohet për subjektin dhe kandidatin të cilat po diskutohen në KQZ.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka pasur takim me përfaqësues të partive politike dhe iu ka dorëzuar këto modele fletësh votimi për zgjedhjet e 25 prillit.

Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji mësohet se është shprehur se Fleta e Votimit duhet të mundësojë votim të thjeshtë dhe të qarte e të numërohet drejtë, shpejt si dhe këtë e mundëson votimi me emra për subjektet zgjedhore dhe me numra për kandidatët.

KQZ ka marrë si shembull në fletën e Votimit, qarkun e Tiranës që ka numrin më të madh të kandidatëve dhe fleta e votimit duhet ketë 36 emra kandidatësh përveç partive politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb