Milan Skriniar është më pranë se kurrë largimit nga Interi. Zërat e merkatos e lidhin me një kalim te PSG, me këta të fundit që vazhdojnë të insistojnë për të marrë shërbimet e tij.

Gjithsesi, asgjë nuk e ka penguar mbrojtësin sllovak të nisë pushimet. Ka qenë vetë Skriniar që ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku duket që po kalonte momente të këndshme me familjen.

“Koha për pushime” – shkruan futbollisti. Të shumta kanë qenë komentet në këtë postim, me tifozët e ekipit nga Milano që i kërkonin që të mos largohej.

“Të lutem, qëndro me ne”, “mos ik”, apo edhe “Nuk mund të largohesh kështu, paratë nuk janë gjithçka” ishin vetëm disa prej komenteve. Ky reagim i lojtarit të 12-të ishte diçka e pritshme dhe Skriniar tashmë duhet të marrë një vendim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ??Milan Škriniar (@milanskriniar)

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: