Coventry City është larguar nga League One pas barazimit me Charlton Athletic (1-1). Skuadra e njohur angleze që kishte luajtur për shumë vite në elitën e futbollit anglez tashmë do të kalojë në League Two që është niveli i katërt i futbollit anglez. Madje kjo skuadër  kishte fituar një herë edhe FA Cup. Klubi kishte lënë Ligën Premier në vitin 2001 dhe që nga ajo kohë është vetëm në rënie. Tifozët e ndërprenë lojën për disa qaste duke hedhur në fushë mijëra derra të vogël pasi ata nuk janë të kënaqur me kryesinë e klubit të tyre.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: