Një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane. Operacioni është kryer nga Skuadra Mobile e Leçes në bashkëpunim me Policinë shqiptare.

Në orët e pasdites së djeshme në San Cataldo, Leçe është ndaluar dhe sekuestruar një skaf me një motor 125 kuaj-fuqi ku në bord kishte ngarkesën prej 277 kg Cannabis Sativa.

Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë katër shtetas shqiptarë, ku njëri prej tyre ishte skafist ndërsa tre të tjerët e prisnin në breg dhe konkretisht:
E.D, 39 vjeç, banues në Vlorë, drejtuesi i skafit,
B.S, 29 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali,
A.M, 29 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali,
G.D, 39 vjeç, nga Vlora, rezident në Itali.

Mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane janë shkëmbyer informacionet në kohë reale dhe po vijojnë procedurat hetimore të përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Një tjetër gomone e nisur nga Shqipëria dhe e mbushur me drogë është kapur dje nga policia italiane. Mediat italiane raportojnë se Guardia di Finanza e Salentos, pas sinjalizimeve te marra nga policia shqiptare, ka kapur një gomone me 734 kilogramë kanabis sativa.

Në pranga janë vënë dy persona, me inicialet A.P 43 vjeç dhe G.S 39 vjeç. Gomonia kishte dy motorë prej 250 kuaj fuçi dhe një tjetër motor në bord. Policia ka njoftuar se ata kishin tentuar të arratiseshin për t’i shpëtuar kapjes, por nuk mundën. Droga që vinte nga Shqipëria kapte vlerën e 7 mln euro në treg.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: