Pamjet që shihni tregojnë disa momente nga aksioni i sotëm policor, i cili u shtri në disa qytete dhe që çoi në arrestimin e 18 personave.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb disa foto ku shihen forcat e policisë teksa ushtrojnë kontrolle në ambientet e një hoteli ku thuhet se strehohej Ervis Martinaj.

Ndërkohë, në një pamje tjetër shihen disa sende të sekuestruara, ku mes të tjerash ka një sasi kanabisi, doreza, një veshje ushtarake, paracetamolë si dhe disa broshura. Kujtojmë se mes personave për të cilët SPAK lëshoi 33 urdhër-arreste, ishte dhe Martinaj, i cili po kërkohet nga policia.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: