Tre furgonë me logo të Partisë Demokratike, një automjet fuoristradë “Benz ML” pa targa dhe një tjetër “Benz” janë sekuestruar nga policia pas vrasjes që tronditi dje Elbasanin.

Bëhet fjalë për mjetin tip “Benz” i cili u ndalua nga strukturat e PD si i dyshimtë se shpërndante para në këmbim të votave dhe merrte kartat e ID të qytetarëve dhe u bë “molla e sherrit” që solli përplasjen me armë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia deklaroi se nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave 9  dhe 11.1 milimetra,  4 predha, tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë “ML” pa targa dhe një automjet tjetër tip “Benz”, 11 telefona celular, pamje filmike etj.

Nga këqyrja e automjetit tip “ML Benz” pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës.

Të njëjtën gjë e tha në konferencën për mediat dhe prokurori Alfred Shehu, i cili deklaroi se brenda mjetit nuk kishte materiale zgjedhore.

Prokurori Alfred Shehu
Prokurori Alfred Shehu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb