Flitet për krizë të theksuar fondesh, por në të njëjtën kohë, me Barcelonën vijojnë të lidhen emra të rëndësishëm në tregun e transferimeve. Dy të përditshmes sportive pranë klubit blaugrana, Sport dhe Mundo Deportivo sjellin këtë të mërkurë në faqet e para emrat e fundit që përfliten për një kalim në “Camp Nou”. Roberet Lewandowski është një emër fiks, çdo ditë vijnë të dhëna të reja në lidhje me polakun:

  • foto galeri

“Lewandowski kërkon të negociojë”, është titulli i Sport duke iu referuar burime që bëjnë me dije se Lewandowski po bën të njëjtën gjë ashtu si edhe Lukaku, është përfshirë personalisht në negociatat për të marrë dritën jeshile nga Bayern Munich.

Mundo
Mundo

“Tripletë firmash”, shkruan Mundo Deportivo duke iu referuar tre emrave që qëndrojnë në tavolinën e Laporta-s. Kounde, Lewandowski dhe Bernardo Silva. Pep Guardiola ka dhënë dritën jeshile për largimin e sulmuesit portugez por kalimi i tij në “Camp Nou” është i lidhur ngushtë me largimin e mundshëm të Frenkie De Jong. Holandezi vijon të kërkohet me insistim nga Ten Hag, mund të transferohet te Man.United, nëse një lëvizje e tillë vihet në jetë atëherë Barcelona do të hidhet në sulm për Bernardo Silvën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb