Mediat britanike raportuan të mërkurën, se Duka i Edinburgut, Princi Philip, është shtruar në spital, pasi nuk ndihej mirë. Raportohet se ai është shtruar në spitalin “King Edward VII” në Londër.

Spitali ka vetëm 56 shtretër dhe u krijua në vitin 1899, për të trajtuar ish-ushtarakët dhe ushtarakët e kthyer nga Lufta e Dytë Botërore.

Princi Philip, u operua disa muaj më parë, ndërsa mjekët thanë se është e nevojshme që ai të shtrohet sërish, për disa kontrolle rutinë.

Megjithatë, Duka 99-vjeçar, duket se nuk ka asgjë serioze dhe gjendja e tij mund të rikuperohet shumë shpejt.

Në këtë spital janë trajtuar disa anëtarë të familjes mbretërore, përfshirë Mbretëreshën Elizabeth II, Princin Philip, Princin Charles dhe Dukeshën Kate.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb