TIRANE

Ditën e sotme vajza e këngëtares shqiptare Rona Nishliu feston ditëlindjen e saj të parë. Një vit më parë, këngëtarja e njohur dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë me një vajzë që e pagëzuan me emrin Noa.

Sot Noa bën 1 vjeç dhe mami Rona është kujdesur të fiksojë disa momente mjaft të ëmbla pranë së bijës, mos duke mos zbuluar fytyrën e plotë të vogëlushes. Rona i ka kushtuar edhe fjalët më të ëmbla, duke treguar se ky vit ishte viti më i bukur i jetës së saj.

“Noa jetë e vogël, e madhe! 9 muaj mezi të pritëm dhe kur të pamë ti ishe trilion fishi i asaj që ne kishim imagjinuar për ty. Zemra rreh çdo ditë e më fort, se ti zbukuron çdo sekondë të jetëve tona, vetëm me një buzëqeshje e me 4 kicat e tu të bukur e të bardhë! Noa, ti je pauza më e bukur e qetësisë dhe piskama më e fortë e dashurisë… Ky po që ishte viti më i bukur i jetës sime e kushedi sa të mrekullueshëm do të jenë të tjerat që do vijnë pas. Gëzuar ditëlindjen oj gëzime, fytyra jote ndriçoftë përnatë si hanë e rrezatoftë përditë si diell. U rritsh me gëzime e shëndet, plot gjallëri, kuriozitet për planetin dhe paç shumë shoqe e shokë. Të duam Noa jonë! ️ #Noa1vjeç #gezuarditelindjen #bdaygirl”- shkruan këngëtarja në Instagram.

View this post on Instagram

Noa jetë e vogël, e madhe! 9 muaj mezi të pritëm dhe kur të pamë ti ishe trilion fishi i asaj që ne kishim imagjinuar për ty. Zemra rreh çdo ditë e më fort, se ti zbukuron çdo sekondë të jetëve tona, vetëm me një buzëqeshje e me 4 kicat e tu të bukur e të bardhë! Noa, ti je pauza më e bukur e qetësisë dhe piskama më e fortë e dashurisë… Ky po që ishte viti më i bukur i jetës sime e kushedi sa të mrekullueshëm do të jenë të tjerat që do vijnë pas. Gëzuar ditëlindjen oj gëzime, fytyra jote ndriçoftë përnatë si hanë e rrezatoftë përditë si diell. U rritsh me gëzime e shëndet, plot gjallëri, kuriozitet për planetin dhe paç shumë shoqe e shokë. Të duam Noa jonë ❤️ #Noa1vjeç #gezuarditelindjen #bdaygirl

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: