Kupa e Shqipërisë njohu sot fituesin e edicionit 2021-2022. Sfida finale në Air Albania mes Vllaznisë dhe Laçit u mbyll 2-1.Shkodranët, ashtu siç është  traditë, kanë ngritur në qiell trofeun. Kështu, k ky klub fiton Kupën e Shqipërisë për të tetën herë.Festa nuk ishte aspak e kufizuar, por u bënë një të gjithë: lojtarë, klub, tifozë dhe drejtues.

 

Ab32288d Bde1 4270 B8c3 D7eb82a201c8

 

Një fragment tejet interesant u pa kur kapiteni Erdenis Gurishta nuk zgjodhi të ngrinte lart vetë trofeun, por vendosi që aty të ishte edhe Ardit Krymi, futbollist ky që do largohet nga skuadra.

 

 

Vllaznia e mbylli sezonin në vendin e pestë dhe e vetmja mënyrë për të shpëtuar sezonin ishte nga dera e Kupës. Pavarësisht problemeve të mëdha, ekipi i Josës përmbylli pozitivisht sezonin.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb