Ndonëse nuk na ndajnë shumë ditë nga festat e fundvitit, një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Vlorë, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kabullin elektrik të ndriçimit në “Lungomare”.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se aktualisht zona në hyrje të shëtitores bregdetare është në errësirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po ashtu janë dëmtuar edhe elementët e dekorit festiv në këtë zonë. Mehmeti sqaron se Bashkia Vlorë ka bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë, ndërsa i bënë thirrje qytetarëve të tregojnë qytetari. Ndërkohë, policia po heton në lidhje me identifikimin e autorëve të vjedhjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: