Atëherë kur më pak pritej, Barcelona shpërdoron një rast ideal për të vrarë La Liga. Jo vetëm që nuk përfitoi nga ndalesa e Realit në derbin përballë Atletico-s, por pësoi një humbje të rëndë në transfertë përballë Alemeria duke bërë që diferenca të shkojë në 7 pikë me Realin e vendit të dytë. Eliminimi i pësuar nga Man.United në Europa League me sa duket ka lënë pasoja në radhët e blaugranave.

Golin trepikësh për Almeria-n e shënoi Toure në minutën e 24-të, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund pavarësisht se Barça kishte 72% kontrollin e topit dhe goditën 13 herë kuadratin:

“Ishte ndeshja më e keqe e sezonit, si në fazën ofensive ashtu edhe në mbrojtje. Më shumë mundësi lodhja u ndje tek ekipi. Jemi të zhgënjyer, duhet të gjejmë zgjidhje pasi ky është momenti më përcaktues i sezonit. Të vjen keq pasi shpërdoruam një rast të mirë pas barazimit të Real Madrid, e përsëris, ishte ndeshja më e keqe e sezonit”, u shpreh Xavi në konferencë për shtyp.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Barça mban në jetë Real Madrid”, shkruan Sport në faqen e parë. “Barcelona ka frikë”, ishte titulli i Marca. “Hap pas”, shkruan Mundo Deportivo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb