Autoritetet shqiptare kanë nisur punën për lirimin dhe pastrimin e godinave të Qytet Studenti, ku do të strehohen përkohësisht shtetasit afganë, që pritet të mbërrijnë në Shqipëri ditën e nesërme.

Mësohet se deri më tani janë zbrazur dhe janë bërë gati 6 godina. Siç mund të shihet edhe nga pamjet, godinat 2, 4, 7-8, 24-25, po boshatisen dhe po pastrohen.

Pak ditë më parë qeveria shqiptare pranoi strehimin e të paktën 2000 afganëve, gazetarë dhe diplomat pas largimit nga vendi i tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Talebanët kanë pushtuar më shumë se 1/3 e territorit të Afganistanit ku ditën e djeshme “u rrëzua” kryeqyteti Kabuli.

Në Shqipëri pritet të mbërrijë grupi i parë i afganëve prej 250 personash. Ata do të strehohen në Durrës dhe Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb