Ekipe shqiptare nuk ka vetëm në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, por edhe në Europë.

San Giorgio Piana është një skuadër që luan në kategorinë e dytë siçiliane dhe përfaqëson komunitetin arbëresh të Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshvet), në Palermo. Ajo jo vetëm përfaqëson shqiptarët në këtë rajon, por gjithashtu përdor në fanellë edhe logot Kombëtare.
foto 2
Shqiponja është në stemën e klubit dhe uniforma është kuqezi. Futbollistët në ekipi janë të gjithë arbëresh që jetojnë në “Piana degli Albanesi” dhe për më shumë që tifozët ‘ultras’ i këndojnë heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, raporton ‘newsport’.
foto 1
Edhe pse larg origjinës, lojtarët nuk harrojnë të flasin shqip në ekip, por jo shqipen zyrtare, por atë të vjetrën, gjuhën e Skënderbeut.
foto

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb