Pas zjarrit që përfshiu garazhin e një pallati në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet është raportuar se 3 automjete janë shkrumbuar nga flakët. Tymi përfshiu objektin e banimit që i përkiste kompleksit “Kika”, por edhe zonën përreth. Disa banorë pësuan lëndime nga asfiksimi, ndërsa shërbimi zjarrfikës evakuoi mes tyre edhe një vogëlush nga dritarja e apartamentit.

  • foto galeri

Nga flakët nuk kanë munguar as lëndimet e njerëzve, teksa është raportuar se zjarri ka shkaktuar katër të lënduar, një grua dhe dy djemtë e saj të mitur dhe një grua të moshuar.

Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.

Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb