Rikthimi i projektit të Superligës evropiane, këtë herë me një version të ri, edhe më gjithëpërfshirës, ka shqetësuar jo pak UEFA-n, por ky lajm, kjo ide, nuk është pritur mirë nga tifozët anglez, e as nga mediat.

Kujtojmë që kohë më parë, kur në skenë doli emri i disa klubeve angleze si Chelsea apo Liverpool, si pjesë e projektit të Superligës, tifozët iu kthyen kundër, madje duke i kërcënuar me bojkot, çka solli më pas tërheqjen e menjëhershme të klubeve që u përfshinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Situata përsëritet sërish, ku tifozët dhe mediat mbeten kundër: “Zombie League, fansat kundër”, shkruan Daily Express. Të njëjtin titull ka përzgjedhur edhe Mirror: “European Zombie League”. “Rikthehen rebelët”, shkruan The Sun në faqen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb