4 gola në ndeshjen e tij të 400, ekipi i Allegrit dhuroi spektakël në Kupën e Italisë, një tjetër fitore me goleadë, këtë herë përballë Frosinones, duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale, aty ku do të përballet me Lazio-n. Pa Chiesa e Rabiot dhe me Vlahovic në gjendje gripale, Allegri hodhi në fushë një ekip ndryshe, me Milik-Yildiz nga minuta e parë. Gjithçka e lehtë për “Zonjën e Vjetër” duke kaluar në avantazh që në minutën e 11-të, me Milik që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Sulmuesi polak ishte në një mbrëmje të shkëlqyer pasi në minutën e 38-të, u shërbye në mënyrë perfekte në zonë nga McKennie duke dyfishuar shifrat. Me fillimin e pjesës së dytë, këtë herë Milik mori një dhuratë të pastër nga Locatelli, me polakun që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur. Një “tripletë” me shije të veçantë për Milik që merr me vete topin. Për të kompletuar “pokerin” e Juve mendoi talenti turk, Kenan Yildiz që fluturimthi realizoi një gol shumë të bukur duke sigluar shifrat në 4-0:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Maxi Juve”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Italia e Max, thyen Frosinonen me goleade dhe qëndron në lojë për dy trofe”, shkruan Corrriere dello Sport. Kjo fitore e pastër ishte dhe një dhuratë për trajnerin Allegri: “Falënderoj djemtë që zhvilluan një ndeshje të bukur. Giuntoli tha se mund të arrijë 700 pankina te Juve? Ai ka shumë besim, por më mirë të mendojmë për të tashmen. Tani të lëmë mënjanë Kupën e Italisë dhe të mendojmë për Serie A”, u shpreh Allegri pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb