Nuk ka fitues në supersfidën e kësaj jave në Serie A mes Juventusit dhe Milanit. Barazim 0-0 në Torino, në një sfidë mjaft të luftuar nga të dyja palët. Të zotët e shtëpisë e nisën më mirë ndeshjen. Në minutën e  14-të, Gatti lëshoi sinjale me një goditje nga distanca, ndërsa në të 20-tën radha ishte e Cambiassos, gjuajtja e tij tokazi përfundoi jashtë.

Shumë pak për të thënë për kuqezinjtë në 45 minutat e para, përveç një tentative të Leaos. Pas gjysmë ore lojë, bardhezinjtë shfaqen sërish në portën mysafire me anë të Cambiassos, pa rezultat.

Portieri Sportiello shpëtoi Milanin nga një gol në shtesë, duke i thënë jo Vlahovic-it dhe duke devijuar topin në goditje nga këndi.  Skuadrat u futën në fushë në pjesën e dytë me dëshirën për të ndryshuar fatin e takimit.

“Gardiani” kuqezi, Sportiello u shndërrua sërish në protagonist (50’), ruajti portën e paprekur pas tentativave të Kostic dhe Danilo. Në fundin e sfidës, Rabiot shpërdoron një mundësi të artë. Mesfushori nuk realizoi dot as me portën e boshatisur, duke tërbuar Allegrin në stol dhe tifozët në tribuna.

As ekipi i i Piolit dhe as ekipi i Allegrit nuk kanë përse të shqetësohen, pasi renditen përkatësisht në vendin dytë dhe të 3-të, misioni i kualifikimit në Champions duket i kompletuar.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: