Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar në lidhje me foton që po qarkullon në media ku shfaqet ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriç dhe organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

Vuçiç tha se nuk e ka pyetur Gjuriçin se kur është bërë fotografia, as ku dhe pse. “Nuk e pyeta kur, ku dhe pse. Nuk e pyeta asgjë nëse është ngritur nga tavolina për të parë Milan Radoiçiqin, për t’u ulur një ose dy minuta apo ka ardhur me të”, tha Vuçiç. Ai shtoi se këtë e kritikojnë njerëzit që shkojnë te varri i Adem Jasharit, duke menduar për politikanin serb, Nikola Sanduloviç. “Tani po sulmojnë Marko Gjuriçin, po i shikoj të gjithë denoncuesit dhe hajdutët e tjerë se si do t’i raportojnë dikujt diku”. Dhe lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel (Nikola Sanduloviç).

“Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”, u shpreh Vuçiç, raporton Nova. Vuçiç muajin e kaluar paralajmëroi se Gjuriç do të kthehet në Serbi dhe se do të ketë “një nga postet më të rëndësishme në vend”. Ndërkaq, INTERPOL ka lëshuar për Milan Radoiçiçin për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë shtator të vitit 2023, ku u vra një polic i Kosovës dhe tre serbë nga grupi i Radoiçiçit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: