TIRANE – Largimi i Fifit nga ‘Xing me Ermalin’ u komentua shumë gjatë në mediat rozë dhe deklarata që ajo bëri në ‘Shiko Kush Luan’ ku u shpreh se ishte më mirë në ‘Top Channel’ se në ‘Klan’, u lexua se nuk kishte ruajtur marrëdhënien e mirë me Ermalin.

ermali

Por Fifi na e tregoi që kishim menduar gabim deri më tani. Këngëtarja ka postuar disa foto në Instagram, tek të cilat mund të vëmë re se miqësia e tyre vijon të mbetet po njësoj.

“Na prap se prap jem dosta ? apo @ermalmamaqiofficial”, shkruan Fifi. Moderatori është ndër të pakët personazhe që ruan raporte shumë të mira me pothuajse të gjithë VIP-at shqiptar, madje ai herë pas herë bën shaka me to.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: