“Drejt një Agimi të ri!”.

Me vetëm 5 fjalë, Presidenti Ilir Meta ka shoqëruar një foto të postuar në Facebook, ku shihet përkrah këshilltarëve të tij, Edmond Panariti dhe Tedi Blushi.

Postimi vjen vetëm 10 ditë nga momenti kur Kreu i Shtetit do të lërë zyrën e Presidencës, për t’u rikthyer siç ai vetë ka deklaruar në politikën aktive të Shqipërisë.

Meta asnjëherë nuk e ka mohuar rikthimin me një aksion politik opozitar dhe as me një forcë të re politike, ndaj mbetet për t’u parë se cili është mesazhi që fshihet pas këtyre fjalëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb