Pas 5 muajsh bllokimesh të mbledhjeve, është mbajtur sot me prani fizike të deputetëve, Komisioni për Çështjet Ligjore.

Ky hap pozitiv erdhi pas marrëveshjes së arritur mes opozitës dhe maxhorancës, për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se në këtë mbledhje mungon deputet i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj.

Më herët për shkak të protestave dhe kaosit që krijohej nga deputetët e opozitës në sallat ku mbaheshin komisione të ndryshme, mbledhjet zhvilloheshin online.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: