Debate të ashpra në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se debati është bërë mes Nallbatit dhe Tritan Shehut.

Teksa ky i fundit propozoi që të vihen në lëvizje për të ‘shpëtuar’ Berishën nga masa e arrestit shtëpiak. Por duket se ky propozim nuk është pritur mirë nga deputeti Bledjon Nallbati.

DEBATI
Tritan Shehu:
Ne duhet të shpëtojmë Sali Berishën nga arresti dhe për këtë duhet të vazhdojmë aksionin opozitar. S’kanë farë rendësi këto që marrim (negociatat)

Nallbati: Shumë dakord me Tritanin. Të vazhdojmë aksionin, por me një kusht që ti të jesh në balle. (I referohet idesë që ata të cilët s’janë përplasur ta marrin kryesimin e aksionit).

Tritani: Mos me fol mua ashtu.

Sakaq, pas këtij momenti ka nisur një debat verbal mes dy demokratëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb