Masat e larta të sigurisë për ndeshjen Shqipëri–Izrael dhe paralajmërimet për sulme të mundshme por edhe moti i keq kanë bërë që ekipi i Izraelit të bëjë stërvitje në një vend të pazakontë. Ekipi po stërvitet as më pak e as më shumë por në katin e 23-të të hotelit në qendër të Tiranës ku po qendron.

Kjo foto e publikuar nga federata izraelite e futollit dhe mban diciturën: “Me sa duket, stërvitje në nivelin më të lartë mbajtur ndonjëherë nga ekipi i futbollit të Izraelit, në katin e 23-të të një ndërtese me pamje mahnitëse në shi”. Por komentuesit i këshillojnë futbollistët të stërviten në fushë.

Kjo përfaqësuese do të udhëtojë pasdite në Elbasan nëpërmjet tunelit. I gjithë aksi do të bllokohet deri në kthimin e tyre në Tiranë pas ndeshjes.

Trupat Renea dhe FNSH janë pozicionuar rreth stadiumit Elbasan Arena më shumë se 24 orë më parë. Policia vendase ka patrulluar vazhdimisht në rrugë dhe rrugica të qytetit. Pritet që deri në mbrëmje numri i uniformave blu në Elbasan të arrijë deri në 2000.

Ashpërsia e këtyre masave është kërkuar më së shumti nga agjentët e sigurisë së Mossad që shoqërojnë kombëtaren izraelite. Hoteli ku po qëndron ekipi ruhet ende nga personeli i policisë së shtetit i armatosur rëndë.

Një ditë më parë u mësuar se Mossad i ka detyruar futbollistët që të mos zbresin as në hollin e hotelit. Kështu që paraditen e sotme izraelitët janë shtrënguar të kryejnë ushtrime në katin e 23 të ndërtetës ku janë akomoduar.

Po sot, ambasadori i Izraelit pati një takim me ekipin e futbollit Izraelit dhe stafin që e shoqëronte. Ambasadori i uroi qëndrim të këndshëm në Shqipëri si dhe rezultat pozitiv në ndeshjen me ekipin shqiptar. Është hera e parë që dy ekipet përballen me njëra- tjetrën dhe besojmë që do të sjellin një spektakël të vërtetë sportiv.
Federata e Izraelit

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: